Fluturon Kurti: Kryeministri niset për në takimin e madh me Vuçiqin, merr me vete zyrtarë interesantë - NACIONALE

Fluturon Kurti: Kryeministri niset për në takimin e madh me Vuçiqin, merr me vete zyrtarë interesantë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti duket se është nisur fluturim për në takimin e rëndësishëm që pritet ta ketë nesër në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Dhe me vete ka marrë njerëz... interesantë.

Ai është parë në fluturimin Prishtinë-Vjenë që është nisur në këto momente.

Bashkë me të ishte edhe zv. kryeministri Besnik Bislimi, këshilltari kinezo-amerikan Tienmu Ma, ambasadori në Bruksel Agron Bajrami dhe zëdhënësi Përparim Kryeziu.

Takimi i 2 majit do të jetë i nivelit të lartë dhe ku pritet të shpaloset edhe draft-statuti i ri i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përgatitur nga Ekipi Menaxhues.

Më 18 prill ministri Elbert Krasniqi i kishte dërguar një ftesë anëtarëve të këtij ekipi, por nuk kishte marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme