Flet për REL një zyrtar i BE-së : Vërejtje se si veprimet e të dyja anëve çojnë në këtë situatë - NACIONALE

Flet për REL një zyrtar i BE-së : Vërejtje se si veprimet e të dyja anëve çojnë në këtë situatë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar i Bashkimit Evropian, në kushte anonimiteti ka dhënë një delkaratë për Radio Evropën e Lirë.

Sipas REL, zyrtari i ka thënë mediumit se kjo është po ashtu vërejtje se si veprimet e të dyja anëve çojnë deri të kjo situatë.

Kjo është natyrisht shumë serioze dhe është pikërisht rezultat i përshkallëzimit, të cilin po e shohim javëve të fundit. Është po ashtu vërejtje se si veprimet e të dyja anëve çojnë deri te kjo situatë” ka thënë një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti.

Tutje sipas këtij zyrtari, thuhet se EULEX e KFOR po mundohen ta ndihmojnë Policinë e Kosovës, por që është e vështirë të përmbushet hapësira e zbrazët që është krijuar me largimin e policëve serb.

“(Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit), EULEX, tashmë është duke ndihmuar Policinë e Kosovës, pas dorëheqjeve masive. Italia, për shembull, ka dërguar përforcime para disa javësh. Kemi thënë në prononcimet tona se EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë që ndihmon Policinë e Kosovës, por ky mision nuk mund të kompensojë 100 për qind hapësirën e zbrazët që është krijuar me largimin e policëve me përkatësi etnike serbe”. Ka thënë zyrtari i BE-së. REL.

Lajme të ngjashme