Kurti mbron Kryeparlamentarin Basha për punimin kundër UÇK-së, i thotë ‘qao’ ish-ministrit Aliu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, këtë të premte para mediave ka folur për shkrimin kundër UÇK-së, të Dimal Bashës, duke e mbrojtur atë, e duke e arsyetur, se “shkrimi u shkura para një decade”, e se Kryekuvendari e shkori “veç kapitullin, numër tre”. Ndërkohë ai foli edhe për ish-ministrin Liburn Aliu, i cili dha dorëheqje nga pozita e ministrit pasi Basha u zgjodh Kryetar Kuvendi. Kurti, shkurt, tha se “pa humbur kohë, në vend të tij e ka emëruar Hysen Durmishin”.
Çka tha për Bashën?
Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka mbrojtur Kryeparlamentarin Dimal Basha për punimin e tij shkencorë në të cilin flitej ‘zi e terr’ për UÇK-në.
Kurti madje u ngatërrua, derisa po e mbronte Bashën, duke harruar se ku i mbeti fjalia. Esenca e mbrojtjes së tij kishte të bënte me atë se ky artikull shkencor, nuk është relevant, sipas tij.
“Dimal basha e ka dhënë sqarimin për atë publikim që është bërë para më shumë se një dekade, dhe ka sqaruar se kreun të cilin ai e ka shkruar nuk ka të bëjë farë me UÇK.
Nuk ka të bëjë me UÇK. Ju e keni parë edhe fjalimin pas zgjedhjes ka shprehur vlerësimet më të larta për këtë vlerë të shenjtë të popullit shqiptarë .
Unë besoj që problemt që i kemi sot në Kosovë nuk i kemi nga një deformim dhe keqintepretim i një artikulli me bashkëautorsëi, ku ky nuk është autori i atij kapitulli të para se më shumë se një decade. Ku mbeta?. Po, problemet i kemi kur është nënshkru zajedinca, kur është votu gjykata speciale, problemet i kemi kur politikanet tanë kanë bërë qeveri duke u varur nga lista serbe.” – tha Kurti.
Kurti për dorëheqjen e Liburn Aliut: Pa humbur kohë emërova në këtë detyrë Hysen Durmishin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth dorëheqjes së Ministrit të Infrastrukutrës, Liburn Aliu, i cili e la këtë detyrë, pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Kuvendit.
Kurti tha se ‘pa humbur kohë e ka emërurar Hysen Durmishin në atë pozitë, dhe se e falënderon, Aliun për kontributin.
Kurti: E falënderoj ish-ministrin Liburn Aliun për kontirbutin . Ne duhet të vazhdojmë përpara. Pa humbur kohë e kam emëruar në këtë detyrë zv.ministrin Hysen Durmishin.
Gazetari: A keni ndonjë koment për këtë dorëheqje Kurti?
Kurti: Por sa e dhashë unë komentin. Ne duhet të vazhdojmë përpara e falënderoj për këtë kontribut.