Flamuri i Republikës së Kosovës vendoset edhe në komunën e Zveçanit - NACIONALE

Flamuri i Republikës së Kosovës vendoset edhe në komunën e Zveçanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ditë pas marrjes nën kontroll të Komunës së Zveçanit, në objektin e kësaj komune është vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Fotografitë që ka siguruar gazeta Nacionale, shihet se nga objekti është larguar flamuri i Serbisë dhe është vendosur ai i Kosovës.

Edhe në dy komunat tjera, në Zubin Potok dhe Leposaviç, dje është vendosur flamuri i Kosovës.

Kjo është bërë e mundur vetëm pas vendosjes së kryetarëve të rinj në zyrat e tyre.

Lajme të ngjashme