Finalizohet sulmi qeveritar: Këshilltari i Kurtit me fjalë të rënda kundër Ali Ahmetit - NACIONALE

Finalizohet sulmi qeveritar: Këshilltari i Kurtit me fjalë të rënda kundër Ali Ahmetit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Postimi i zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, me lejen apo jo të Dejona Mihalit, u pa si fushatë direkte në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Kjo duke goditur kandidatin për president nga BDI-ja, Bujar Osmanin.

E ky sulm u kompletua me fjalë absolutisht brutale të Bekim Qokut, këshilltar i Kurtit, ndaj Ali Ahmetit.

Postimi:

Ali Ahmeti, në një nga përgjimet, ato bombat e Zaevit, dëgjohet se si është angazhuar për miratimin e Zajednicës në Kosovë.

Aliu mbështetës i flaktë i projektit serbomadh Ballkani i Hapur bërtet nëpër tubime "Rroftë populli serb", kurse Bujari i tij sjell Lavrovin në territor të NATOs, kur shumica e shteteve perëndimore ia mohuan edhe hapësirën ajrore.

Bujari që nuk ka vizituar kurrë Kosovën as si ministër i jashtëm e as si kryesues i OSBE-së, megjithëse pati akt terrorist nga ana e Serbisë me çka u kërcënua siguria rajonale.

Koalicioni i frontit proserb i drejtuar nga Ali Ahmeti duhet të ndëshkohet me votë shqiptare në 24 prill dhe 8 maj.

Lajme të ngjashme