Fillon votimi edhe në Mitrovicë të Veriut, nuk raportohet për probleme
Të gjitha qendrat e votimit në Kosovë janë hapur me kohë, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.
Siç raportohet, pa asnjë problem janë hapur edhe qendrat e votimit në Mitrovicë të Veriut.
Në këtë qytet, pra në Mitrovicë të Veriut janë gjashtë qendra me 24 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë mbi 18 mijë e 781 qytetarë.
Ndërsa, siç raportohet nga Koha, në Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok dhe Mitrovicë Veriore, katër komunat më veriore të Kosovës, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 46 mijë e 703 qytetarë.