Fillon seanca konstituive, Kuvendi emëron Komisionin për Verifikimin e Mandateve
Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e 11-të.
Ajo po drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i cili vije nga VV-ja.
Në adresimin e parë të tij, ai ka njoftuar për agjendën e kësaj seance.
Dehari në udhëheqjen e kësaj seance po asistohet nga deputetja më e re, e cila vije nga komuniteti turk.
Më pas, është kaluar në piken e parë të rendit të ditës ku Kuvendi e ka emëruar komisionin Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve të Deputetëve.
Pas këtij votimi, Kryesuesi i seancës Konstituive, Avni Dehari, e ka çuar Kuvendin në një pauzë prej 30 minuta.
“Konstatoj se Kuvendi emëroi Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve të Deputetëve. Ftoj komisionin që të mblidhet menjëherë në sallën numër 10 dhe pas shqyrtimin të dokumentacionit të ia paraqes Kuvendit raportin. Për këtë marrin pushim 30 minuta, pas 30 minutave vazhdojmë sërish”, ka thënë Dehari.