Fillon seanca konstituive - NACIONALE

Fillon seanca konstituive

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka filluar seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Kjo seance po drejtohet nga deputeti i LVV-së Avni Dehari si deputeti më i moshuar. Ai po ndihmohet nga deputetja më e re, e cila është Sala Jashari e PDK-së.

Agjenda e kësaj seance parasheh katër pika.

Pika e parë parasheh formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Më pas në rend të ditës do të jetë betimi i deputetëve.

Në piken e tretë parashihet zgjedhja e kryekuvendarit të Kuvendit, kurse pika e katërt parasheh zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lajme të ngjashme