Fillon procesi i regjistrimit të deputetëve, sot radhën e kanë ata të VV-së - NACIONALE

Fillon procesi i regjistrimit të deputetëve, sot radhën e kanë ata të VV-së

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot ka filluar procesi i regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë.

Në ditën e parë të këtij procesi është paraparë që të regjistrohen deputetët e partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Deputetët e VV-së, duke përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, sot mund të regjistrohen në Kuvendin e Kosovës nga ora 9:00 deri në ora 16:00.

Në ditën e dytë të këtij procesi(të premten) është paraparë që të regjistrohen deputetët e PDK-së dhe LDK-së.

Ndërsa, deputetët e koalicionit AAK-Nisma do të mund të regjistrohen ditën e hënë.

Regjistrimi i deputetëve shënon hapin e parë drejt konstituimit të legjislaturës së re.

Lajme të ngjashme