Fetah Paçarizi takime me simpatizantë gjithandej Prizrenit - NACIONALE

Fetah Paçarizi takime me simpatizantë gjithandej Prizrenit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi, po vazhdon aktivitetet e dendura me përkrahës të tij.

Në tri publikimet e fundit nga aktivitetet e kandidatit Paçarizi, ai njofton se ishte në Vlashnjë, në shkollën ‘Emin Duraku’ në Prizren si dhe pati takime me gastronomët e qytetit të Prizrenit.

Ja njoftimet e z.Paçarizi.

'Në Vlashnjë, PDK-ja sonte mbajti tubim të jashtëzakonshëm, ku u reflektua përkrahja masive e qytetarëve dhe pritja për ndryshim.

Në një atmosferë mobilizimi dhe shprese, qytetarët dhanë mbështetje të fuqishme për vizionin e partisë sonë në zgjedhjet e 9 Shkurtit.'

'Në shkollën "Emin Duraku" në Prizren, sonte mbajtën tubim në një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetje të madhe nga qytetarët për PDK-në, Kryeministrin e ardhshëm, z. Bedri Hamza dhe kandidatët për deputetë nga Komuna e Prizrenit, që është një hap drejt forcimit të vizionit për të ardhmen e Kosovës.'

Sot zhvilluam një takim produktiv me disa nga pronarët e bizneseve gastronomike në Prizren, së bashku me kolegët, kandidatë për deputetë nga Komuna e Prizrenit, me ç’rast diskutuam për zhvillimin e këtij sektori, që është edhe pasqyrë e kulturës prizrenase, sidomos për vizitorët e huaj. 👍Mbetemi të përkushtuar t’i mbështesim politikat që mundësojnë rritjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja pune në këtë sektor.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme