Faton Peci do ta lirojë nga detyra këshilltarin e arrestuar për korrupsion bashkë me Mujkën - NACIONALE

Faton Peci do ta lirojë nga detyra këshilltarin e arrestuar për korrupsion bashkë me Mujkën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në mëngjes janë arrestuar Faruk Mujka, kryeshef i Bordit të ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, dhe Hysen Muzliukaj, aktualisht këshilltar i Faton Pecit, ministër i Bujqësisë.

Në lidhje me këtë të fundit është deklaruar edhe kabineti i ministrit Peci.

Flutur Mustafa, shefja e kabinetit të ministrit Peci, i ka thënë Sinjalit se Peci do ta lirojë nga detyra këshilltarin e arrestuar për korrupsion.

“Ministri Faton Peci, deri sa drejtësia ta thotë fjalën e fundit, Z. Muzliukaj do ta lirojë nga detyra”, tha ajo për Gazetën Sinjali.

Lajme të ngjashme