Familja Geci me qëndrime të ndryshme, Kerçeli e mohon se ka gisht: Kush ia shkroi fjalimin skandaloz deputetit Fatos Geci?
Fjalimi i deputetit të partisë Guxo, Fatos Geci, kundër Hashim Thaçit e ka përçarë edhe familjen Geci nga Llausha e Skenderajt. Kjo pasi familjet e deputetit në fjalë kanë dhënë qëndrime të ndryshme rreth autorit të letrës që e ka lexuar ai në Kuvend.
Një pjesë e familjes pretojnë se letrën, të cilën deputeti Geci e lexoi me vështirësi, ia ka shkruar dikush nga VV-ja.
Nehat Geci, njeri nga 7 vëllezërit Geci, mbrëmë ka thënë se nipit të tij fjalimin ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli.
Në profilin e tij në Facebook, Nehat Geci ka treguar se gjatë një bisede telefonike, nipi i tij, Fatos Geci, ia konfirmoi personalisht se fjalimi është shkruar nga deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli.
“Të dashur miq, Sot rreth orës 13:50 isha në një kafiteri në Skenderaj duke pirë kafe së bashku me dy nipërit e mi, Artonin (vëllanë e Fatosit) dhe Festimin. Gjatë një bisede telefonike me Fatosin, ai më tregoi personalisht se fjalimin që ka mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, të cilin unë në fakt nuk e njoh fare. Pas kësaj, bëra një hulumtim të shkurtër për të parë se kush eshte Ilir Kërçeli dhe gjeta ketë foto. Kjo është e vërteta e kësaj historie. Këtë bisedë e kanë kuptuar edhe Artoni dhe Festimi”, ka shkruar ai.
Të njëjtën gjë e mendon Gani Geci.
“Dua të inkuadrohem për ata që u distancuan nga fjalimi i Fatos Gecit. E kam fjalën për të VV-së se prapa atij fjalimi qëndron një prej deputetëve të LVV-së, njeri i afërt i Albin Kurti dhe Glauk Konjufcës… ia ka thënë letrën njeri deputet i LVV-së”, ka thënë Geci në Debat Plus.
Por pretendimet e Nehat dhe Gani Gecit i ka hedhur poshtë deputeti i partisë Guxo, Fatos Geci.
Ai ka bërë me dije se dije se fjalimin e ka shkruar vetë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka kërkuar që të ndërpriten spekulimet në lidhje me këtë çështje.
“Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepuni fund këtyre lojërave”, ka shkruar ai.
Në krah deputetit Geci i ka dalë edhe babai i tij, Halil Geci.
Ky i fundit ka thënë se reagimet ndaj fjalimit të djalit të tij janë propagandë.
“Ata që po e akuzojnë Fatosin e kanë për qëllim të dëmtojnë koalicionin me VV-Guxo , Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën ,nuk e kanë fare me Fatosin. Reagimi i Fatosit erdhi pasi një deputet nga PDK deklaroi se “po frikësohemi nga Hashim Thaçi”. Në këtë kontekst, Fatosi reagoi duke thënë se, për veprat për të cilat akuzohet Thaçi, ekziston mundësia që ai të përballet me një dënim të rëndë. Kjo që ka thënë Fatosi është diçka që e di e gjithë bota shqiptare. Megjithatë, deklarata e tij është zmadhuar sikur ai të ishte vendimtar për fatin e procesit gjygjësor, sikur prej tij të varej lirimi apo dënimi”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Sot ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Ilir Kerceli.
Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ai ka mohua se ia ka shkruar fjalimin deputetit Geci.
“Kam qenë në vizitë në Hagë në vitin e parë të paraburgimit, ku kam vizituar të gjithë të paraburgosurit. Në dy protestat e organizuar kam bërë thirrje publike për pjesëmarrje dhe kam marrë pjesë edhe vetë. Para disa jave në komisionin për buxhet dhe financa kam votuar për buxhet shtesë për të akuzuarit në Hagë. E lutem sot e çdo ditë që sa më parë të lirohen e të kthen pranë familjeve të tyre”, ka thënë ai.