Familja e Marigona Osmanit dhe avokati: Dënim me burg të përjetshëm për Krivaqën dhe Sejdiun - NACIONALE

Familja e Marigona Osmanit dhe avokati: Dënim me burg të përjetshëm për Krivaqën dhe Sejdiun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka kërkuar që Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu, të dënohen me burgim të përjetshëm.

Kjo pasi ata kanë vlerësuar që kjo vrasje është një nga më të rëndat paslufte në Kosovë.

Marigona Osmani ishte dhunuar e më pas vrarë nga Dardan Krivaqa, i ndihmuar edhe nga Arbër Sejdiu.

Ndërkohë familja e 18 vjeçares Marigona Osmani pritet të kërkojë dëmshperblim dhe do të parashtrojë kërkesë për mbrojtje pasurore juridike pas përfundimit të këtij gjyqi.

Sipas të dëmtuarve, vrasja e Marigona Osmanit është më e rënda nga paslufta dhe është ende më mizore se sa që është paraqitur në aktakuzë

Lajme të ngjashme