Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë - NACIONALE

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Besimtarët myslimanë në Kosovë sot festojnë Kurban Bajramin.

Manifestimi qendror i faljes së Kurban Bajramit është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Me këtë rast, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka bëri thirrje që besimtarët zemrat e tyre t`i pastrojnë nga urrejtja, përçarja e egoizmi.

Sot në këtë mëngjes të bukur të kësaj dite madhështore, miliona besimtarë nga të gjitha anët e botës janë mbledhur në tokën e bekuar të Mekës, duke iu përgjigjur thirrjes së përjetshme të Ibrahimit, për të dëshmuar unitetin, barazinë edhe devotshmërinë e besimit islam. Në mesin e tyre ndodhen edhe haxhinjë nga Kosova”, ka thënë Tërnava.

Tujtje, ai ka bërë thirrje për forcimin e lidhjeve familjare.

Andaj në këtë ditë të bekuar, të pastrojmë zemrat tona nga urrejtja, përçarja dhe egoizmi. Le të forcojmë lidhjet familjar e shoqërore, të ndihmojmë nevojtarët e të bëhemi njerëz të paqes”, është shprehur ai.

Në adresimi e tij, i pari i BIK-ut ka folur edhe për krizën politike në vend.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve të njëpasnjëshme në Kosovë po humb besimin e popullit në politikë.

Jostabiliteti politik ka lodhur popullin tonë dhe ka shqetësuar aleatët tanë”, ka deklaruat ai.

Festa e Kurban Bajramit vjen pas përfundimit të haxhit i cili është një nga pesë shtyllat e fesë Islame.

Pjesë e kësaj feste është edhe rituali i therjes së kurbanit që është traditë nga i dërguari Ibrahim.

Therja e kurbanit është një shprehje përkushtimi, sakrifice, sinqeriteti dhe nënshtrimi ndaj vullnetit të Zotit

Lajme të ngjashme