Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Tashmë është falur namazi i Kurban Bajramit në Kosovë.
Besimtarët myslimanë në Kosovë sot festojnë Festën e Kurban Bajramit.
Besimtarë të shumtë uruan njëri-tjetrin për këtë festë.
Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të martën besimtarët myslimanë për ketë festë.
“Sot në këtë ditë të madhe, ditën e Arafatit, kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj, dhe në emër tim të iu bashkëngjitëm lutjeve e adhurimeve të besimtarëve të myslimanë, që sot gjenden në rrafshnaltën e Arafatit… Në mesin e miliona hanxhinjve nga e gjithë bota që sot gjenden në Arafat, janë edhe besimtarët tanë nga Kosova dhe viset tjera, të cilët në formën më të mirë, me lutje e adhurim, të përkushtuar, pa dallim statusi shoqëror, shprehin përkushtimin e tyre ndaj krijuesit”, ka deklaruar Tërnava
Ndërkaq, Tërnava ka folur edhe për tensionet në veri ku ka kërkuar që shtensionohet situata.
Tutje në fjalimin e tij në namazin e Kurban Bajramit, ai ka folur për ikjen e të rinjve nga vendi.