“Faleminderit Vasfije”, deputetët e pozitës e opozitës nderojnë me duartrokitje Vasfije Krasniqin - NACIONALE

“Faleminderit Vasfije”, deputetët e pozitës e opozitës nderojnë me duartrokitje Vasfije Krasniqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një momenti i mirë ka ngjarë në Kuvendin e Kosovës. Aty është nderuar Vasfije Krasniqi, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës dhe e mbijetuar e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovës. Madje, bashkë pozitë e opozitë, si rrallëherë, janë bërë bashkë për të duartrokitur në këmbë zonjën Krasniqi, që është një simbol i grave të mbijetuara të dhunës seksuale në luftën e viteve 1998-1999.

Konjufca tha se Krasniqi është rikthyer nga ShBA-ja për të vizituar Kosovën, duke e falëndëruar atë për vizitën.

Po e përshëndes në emër të gjithë juve Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila po na viziton, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pjesë e kësaj seance. Vasfije faleminderit që ke ardh.”, the fillimisht z.Konjufca, i cili u ndërpre nga duartrokitjet në shenjë respekti nga pozita e opozita e Kuvendit të Kosovës.

E kur përfunduan duartrokitjet, z.Konjufca e vazhdoi fjalimin e tij të shkurtër.

Gjithmonë natyrisht që je e mirëseardhur në Kosovë, po veçanërisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku shërbeve si deputete deri para pak kohësh, edhe të falëndërojmë për aktivizmin tënd shumë të guximshëm që i ka dhënë kaq shumë forcë morale popullit tonë”, përfundoi z.Konjufca.

Gjatë duartrokitjeve të shumta, zonja Krasniqi u pa e emocionuar me repsektin tërësisht të merituara për aktivizmin e saj të pashembullt.

Krasniqi është ndër gratë e para në Kosovë që ka rrëfyer publikisht ngjarjen tragjike të dhunimit të saj nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë. Jehona e rrëfimit të saj tashmë është globale, teksa zonja Krasniqi ka treguar ngjarjen e saj edhe në Kongresin Amerikan e shumë institucione të tjera ndërkombëtare.

Krasniqi ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, nga e cila pozitë dha dorëheqje kohë më parë.

Lajme të ngjashme