Exit Polli: PS fiton 51.8% të votave, PD 38%, Partia Mundësia 3.60% - NACIONALE

Exit Polli: PS fiton 51.8% të votave, PD 38%, Partia Mundësia 3.60%

1 vit më parë

nga NACIONALE

Klan Kosova ka publikuar një Exit Poll të realizuar nga “Albanian Post”, i cili e vendosë të parën më 51.8 për qind Partinë Socialiste.

Mandatet e fituara si ne vijim:

51.8% apo 79 mandate, Partia Socialiste

38% apo 54 mandate, Partia Demokratike

1.80 apo 0 mandate, Shqipëria e Bashkuar

3.60% apo 2 mandate, Partia Mundësia

2.20% apo 3 mandate, PSD

1.20% apo 1 mandat, LB

1.40% apo 1 mandat, KE

Ndryshe, deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18:00.

Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 40.91% nga 2 mijë e 423 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 4.6% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 18:00 ka qenë 45.48%.

Lajme të ngjashme