Exit Polli i Klan Kosovës për Pejën: Gazmend Muhaxhiri i pari me 47.1 për qind
Klan Kosova ka publikuar exit poll-in për zgjedhjet e sotme lokale.
Rezultatet e këtij exit polli për komunën e Pejës kanë treguar së më se shumti vota ka marrë kryetari aktual i komunës Gazmend Muhaxhiri.
Sipas rezultateve të këtij exit polli, Muhaxheri i LDK-së ka fituar 47.1 për qind.
I dyti është renditur kandidati i VV-së, Taulant Kelmendi, 28.2 për qind.
Kurse, në vend të tretë është rendit kandidati i AAK-së, Ali Berisha, me 16.5 për qind.