Eurodeputeti austriak: Gabim historik nëse shtyhen vizat për kosovarët
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka dalur në mbështetje të deklaratës së raportueses për Kosovën në Parlamentin evropian, Viola von Cramon, e cila tha se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me procesin e dialogut me Serbinë.
Mandl ka shkruar në platformën "X" e do të ishte gabim historik nëse shtyhet liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Jam i lumtur që e ndjeke iniciativën time, Viola. Njëjtë vepruan edhe @andreykovatchev, @SCHIEDER, @ilhankyuchyuk. Jam mirënjohës për këtë. Kjo është një iniciativë ndërpartiake. Do të ishte gabim historik nëse shtyhet liberalizmi për Kosovën”, ka shkruar Mandl.
Cramon sot ka shkruar se ajo bashkë me një grup eurodeptuetësh kanë thënë se dëshirojnë ta bëjnë të qartë se lëvizja e lirë pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.