EULEX-i mohon pretendimet e Serbisë lidhur me sulmin në Banjskë - NACIONALE

EULEX-i mohon pretendimet e Serbisë lidhur me sulmin në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mohuar pretendimet e zyrtarëve serbë se nuk është lejuar që të marrë pjesë në operacionin policor pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

EULEX-i në asnjë mënyrë nuk është ndaluar që të marrë pjesë apo të vëzhgojë operacionet që janë kryer nga Policia e Kosovës më 24 shtator”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga ky mision i bllokut evropian.

“Pas sulmit të kryer ndaj Policisë së Kosovës dhe më pas intervenimit të Policisë, patrullat mobile të njësisë policore të EULEX-it dhe Njësisë policore rezervë, por edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të EULEX-it kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe kanë shkuar në zonën përreth manastirit të Banjskës në veri të Kosovës”, thanë nga EULEX-i.

Nga ky mision kanë bërë të ditur se me 24 shtator kanë monitoruar nga afër operacionin policor dhe kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Lajme të ngjashme