EULEX-i bastis shtëpinë e një ish-pjesëtari të UÇK-së - NACIONALE

EULEX-i bastis shtëpinë e një ish-pjesëtari të UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e një ish-pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Klan Kosova shkruan se bëhet fjalë per personin me inicialet F.S.

Fillimisht kemi hasur në katër automjete të EULEX-it të cilët i ka asistuar edhe Policia e Kosovës, por ata nuk kanë pranuar të flasin për rastin në fjalë,”- ka thënë gazetarja.

Tutje ajo ka treguar se nga burime ka mësuar që bëhet fjalë për një ish-pjesëtar të UÇK-së, së cilit i është konfiskuar edhe telefoni.

Gazetarja ka treguar se kanë shkuar deri të shtëpia e personit në fjalë, mirëpo sipas saj, familjarët kanë thënë se personi nuk ndodhej në shtëpi.

“Ne kemi shkuar te shtëpia e personit në fjalë, por familjarët e tij kanë thënë se i njëjti ndodhet në shtëpi.”

Sipas burimeve të Klan Kosovës, personi së cilit i është bastistur shtëpija është ish-komandant special në zonën operative të Llapit.

Lajme të ngjashme