Estonia uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, mbështet liberalizimin e vizave
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas i ka dërguar kryeministrit Kurti një letër urimi për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në emër të qeverisë dhe popullit estonez.
Në letrën dërguar Kurtit, Kallas, u shpreh e lumtur për takimin e nëntorit të vitit të kaluar në Talinn, për të cilin tha se ka qenë mundësi e mirë për të riafirmuar mbështetjen e Estonisë për integrimin e Kosovës në BE, duke përfshirë liberalizimin e vizave.
“Dëshiroj gjithashtu t’ju siguroj se Estonia mbetet një mbështetëse e vendosur e aspiratave evropiane të Republikës së Kosovës. Ju urojmë suksese në rrugën tuaj drejt familjes sonë në BE”, thuhet në letren e Kallas përcjellur nga një njoftim i kryeministrisë së Kosovës.
