Eskalon “Komisarja e VV”-së, i linçon me emër e mbiemër të gjithë gjyqtarët e Kushtetueses - NACIONALE

Eskalon “Komisarja e VV”-së, i linçon me emër e mbiemër të gjithë gjyqtarët e Kushtetueses

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Duket se komisarja e VV-së, Dejona Mihali, është shokaur nga aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka linçuar me rend të gjithë anëtaret e aktual të Gjykatës Kushtetuese.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo pretendon se të gjithë gjyqtarët kanë lidhje me partitë e opozitës dhe Listën Serbe.

“Njoftimi që i paraprin Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese normal që nuk mund të jetë ndryshe nga mendimi dhe interesi i përbërjes së Gjykatës. 5 nga 7 anëtarët janë ish koalicioni PAN+Lista Serbe të zgjedhur në 2018. Asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të priste diçka tjetër prej tyre. Nexhmi Rexhepi - Kryetar, i zgjedhur në 2018. I sponzorizuar nga AAK dhe ish kryeministri i asaj kohe Ramush Haradinaj. Safet Hoxha - Nënkryetar, i zgjedhur më 2018. Kryetar i KRPP (organ kontrollues i prokurorimit publik) 2010-2018. I sponzorizuar nga PDK e Nisma. Asambleist i PDK në Kuvendin komunal të Suharekës”, ka shkruar Mihali, duke përmendur edhe gjyqtarët tjerë.

“Bajram Latifi - anëtar i zgjedhur në 2018 i sponzorizuar nga Duda Balje si pjesë e komunitetit boshnjak. Radomir Laban - anëtar i zgjedhur me 2018 i sponzorizuar nga Lista Serbe i mbështetur nga PAN. Remzie Istrefi Peci - anëtare e zgjedhur më 2018 e sponzorizuar nga koalicioni PAN. Enver Peci - anëtar i zgjedhur më 2022 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare Jeton Bytyçi - anëtar i zgjedhur në 2024 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare”, ka shkruar Mihali.

Lajme të ngjashme