Eskalon gazetari pro-VV, e quan ambasadorin gjerman në Kosovë "megafon" të Putinit - NACIONALE

Eskalon gazetari pro-VV, e quan ambasadorin gjerman në Kosovë "megafon" të Putinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deklarata e ambasadorit gjerman në Kosovë Jorn Rohde, i cili sot tha, se është absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për target ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë kundër Ukrainës, mori shumë reagime, ndër to ishte edhe ajo e gazetarit pro partisë në pushtet, Gëzim Mekuli.

Ai, përmes postimit në Facebook, hodhi akuza të tmerrshme ndaj ambasadorit Rohde duke e quajtur mes tjerash edhe megafon e zëdhënës të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

"Ky është një turp, zoti ambasador!
Ambasadori gjerman është bërë sot zëdhënësi i Putinit!
Turp për këtë komunikim publik!
****
Turp te kesh Z. Ambasador!
Ambasadori gjerman sot megafon i Putinit!
Turp për këtë komunikim publik!"
- shkroi gazetari i afërt me VV-në.

Lajme të ngjashme