“Është vend i mirë për të jetuar” – Pensionisti i huaj kthehet në Kosovë
Kosova po ballafaqohet me numër goxha të madh të qytetarëve që po largohen, në kërkim të një jete më të mirë.
Megjithatë, është dikush që edhe pse i huaj, është kthyer të jetojë në Kosovë.
Pasi kishte punuar në Kosovë pas luftës, Erik Mackinlay u kthye sërish pas pensionimit. Dhjetë vjetët e fundit në Kosovë i ka kaluar duke u përpjekur të bëjë ndryshime për të mirën e Kosovës, për të cilën thotë se “është vend i mirë për të jetuar”. /REL