“Është turp...” – Punëtorja serbe në Zubin Potok tenton të bisedojë me Policinë, ata s’i përgjigjen - NACIONALE

“Është turp...” – Punëtorja serbe në Zubin Potok tenton të bisedojë me Policinë, ata s’i përgjigjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon protesta e qytetarëve serbë edhe në Zubin Potok.

Aty një punëtore serbe e komunës, ka tentuar të ndërrojë disa llafe me pjesëtarët e policisë. Megjithatë, zyrtarët policorë nuk i janë përgjigjur për asnjë moment.

Punëtorja ka thënë që kryetari shqiptar është i lirë të shkojë e të punojë në Çabër.

“Nuk po e ndalojmë kryetarin tuaj që të shkojë në Çabër, ai është zgjedhur nga shqiptarët le të shkojë atje. Kërkojmë të kthehemi në zyrë”, i thotë kjo punëtore, transmeton Nacionale.

“Na vjen turp që ndërtesa e komunës është kthyer në stacion policor. Na vjen turp për atë kryetar komune”, tha ajo.

Pjesëtarët e policisë në asnjë moment nuk janë përgjigjur.

Lajme të ngjashme