“Është bërë me marrëveshje”; “Ka pasur negocim”: Pse nuk po tregohet si iku Radojçiqi? - NACIONALE

“Është bërë me marrëveshje”; “Ka pasur negocim”: Pse nuk po tregohet si iku Radojçiqi?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kanë kaluar disa ditë nga sulmi terrorist në Basnjkë të Zveçanit, por ende shumë çështja kanë mbetur të pasqaruara.


Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla disa herë është prononcuar publikisht, duke treguar detaje për rastin. Madje, ai ka prezantuar pjesë të videove të xhiruara nga droni ku shihet edhe udhëheqësi i grupit, Milan Radojçiq, i cili është edhe nënkryetar i Listës Serbe.

Videot nga doroni tregojnë edhe largimin e grupit terrorist nga territori i Kosovës në mënyrë normale.

As ministri Sveçla dhe askush prej institucioneve të Kosovës nuk ka dhënë shpjegim se si grupit kriminal dhe Milan Radojçiqit iu krijua korridori i largimin nga Kosova në drejtim të Serbisë.

Kjo ka ngritur dyshime për një marrëveshje të mundshme të grupit me institucionet të sigurisë vendore ose ndërkombëtare.

Njohësit e çështjeve politike dhe të sigurisë kanë bërë me dije se Qeveria e Kosovës duhet të jap sqarime për këtë.

Ish-komandanti i FSK-së, Agim Çeku, ka bërë me dije se nuk është dashur të lihet të largohet në atë mënyrë grupi kriminal.

Sipas tij, kjo tregon se ka mund të ketë marrëveshje për largimin e tyre.

Ai ka thënë se në raste të tilla grupi është dashur të asgjësohet ose të dorëzohet.

Dikush duket se ka arritur një marrëveshje dhe janë larguar me armatim pa ndonjë problem. Ka mundur të jetë dikush që ka ndërmjetësuar që t’i bindë institucionet tona të sigurisë që të përfundonte operacioni. Në operacione të tilla ose ka dorëzim, ose asgjësim, nuk ka zgjidhje të treta”, është shprehur Çeku në “Rubikon” në KlanKosova.

Ai ka treguar se pse ka mundur të bëhet marrëveshja.

Ka pasë ndërhyrje që të ndalej gjakderdhja dhe sa më shpejt të përfundonte dhe të mos kishte reaksion qytetarë as nga shqiptarët as nga serbët”, është shprehur ai.

Të njëjtin shqetësim e ka shprehur edhe analisti Visar Ymeri.

Mendoj se duhet me u qartësu, ne kemi pasur disa paraqitje të kryeministri dhe ministrit të rendit, disa paraqitje publike, ku i kanë ekspozuar armatimin e të gjitha ato që i kanë gjetur. Por, hala askush nuk na ka tregu se si u larguan qata prej manastirit. Domethënëa ka një vlerësim se disa kanë qenë më të fajshëm se tjerët apo ne e llogaritum këtë grup krejt si terrorist? Dhe nëse ka qenë krejt grup terrorit pse janë lonë me u largu ata, nëse lonë me u laru se unë nuk e di”, ka thënë Ymeri të martën në “Debat Plus”.

Ai ka vlerësua se edhe nëse negociuar largimi i terorriste duhet të tregohet pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Sepse ka raportime se është bërë me marrëveshje, me negocim e kështu me radhe. Sidoqoftë mendoj se punë duhet me u qartësuar. Në rregull është edhe nëse ka pasur marrveshje për me i leshu vetëm të tregohet pse? Dhe pyetja më e rëndësishme është a ka qenë Radojciqi aty? Dhe au leshu edhe Radojcici? Nëse jo, a ka ikur ky me herët. Nëse po, pse u leshu Radojçiqi?”, është shprehur Ymeri.

Kurse, analisti politik Dardan Gashi, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duhet të jap sqarime për këtë çëshje.

Nëse Sveçla, e ka incizu tërë kohën dhe e ka ditë ku është, si e ka lëshu me ikë, a mundet të na tregojë si ika ikë pra. Svecla le të na tregojë, si ka ndodhë kjo punë, e ka incizu dhe lëshu, u arrestun të tjerët e u vranë… Si e lëshoi njeriun që e incizioi njeriun që ishte duke ndenjur prej fillimi”, ka thënë ai në “Debat Plus”.

Lajme të ngjashme