Escobar pret opozitën në ora 19:00, takimi mbahet në rezidencën e ambasadorit amerikan
Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbërritur në Kosovë dhe ka filluar takimet me liderët institucionalë.
Në orët e mbrëmjes, diplomati amerikan do të takojë edhe liderët opozitarë.
Gazeta Nacionale ka kuptuar së takimin do të mbahet në ora 19:00.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënëse i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.
“E mirëpresim angazhimin e ShBA-së për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Angazhimi i emisarit Escobar është kyç dhe e falënderojmë për gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Kosovën në synimet e saj. Kryetari Haradinaj me kënaqësi ka pranuar ftesën për takim sot në ora 19:00”, ka thënë Xhemajli për gazetën Nacionale.
Nga burimet e saj, Nacionale ka kuptuar se takimi me Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn do të jetë i përbashkët.
Ky takim do të zhvillohet në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier.