Escobar: Nuk pata sukses ta bind Kurtin për dinarin, duhet të bëjmë diçka urgjente - NACIONALE

Escobar: Nuk pata sukses ta bind Kurtin për dinarin, duhet të bëjmë diçka urgjente

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gabriel Escobar, emisar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një intervistë për Radio Evropën e Lirë, ku ka folur për propozimet që ia dorëzoi kryeministrit Albin Kurti në lidhje me ndalimin e dinarit, të cilën temë Escobari e kishte cilësuar si “çështje emergjente humanitare”.

Në itervistë, Escobar ka treguar se Kurti ka refuzuar propozimet e tij për çështjen e ndalimit të dinarit.

“Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, ka deklaruar Escobar.

thotë emisari Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Unë ende jam duke shpresuar që, derisa kryenegociatorët do të takohen në Bruksel të martën, ata do ta gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për t’i lejuar transferet e parave të gatshme në euro për këta njerëz", thotë Escobar.

LAJM NË PËRDITËSIM...

Lajme të ngjashme