Escobar në Manastirin e Deçanit
Një ditë pas vendimit të Qeverisë për Manastirin e Deçanit, emisari amerikan Gabriel Escobar, ka arritur në hapësirat e Manastirit të Deçanit.
Vizita e Escobar në Manastirin e Deçanit, bëhet pak orë para takimit me kryeministrin Albin Kurti.
Gabriel Escobar e nisi dje vizitën në Kosovë me takim me presidente Vjosa Osmanin. Madje, një mesazh indirekt për Kurtin u dha, duke e quajtur Osmanin si garantuesja primare e raporteve me Amerikën.
“Ti (Vjosa Osmani) je garantuesja primare e marrëdhënies dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të falemnderoj për këtë. Dhe do të thoja që kjo trashëgimi është e bazuar në përkushtimin e pashkundshëm ndaj pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë”, tha Escobar me nje dritë falënderimi që i dukej në fytyrë ndaj Osmanit.
Escobar gjithashtu në konferencë me Osmanin deklaroi se vendimi për Manastirin është i vështirë, por që duhej të ndodhte.
Escobar ka takuar edhe opozitën dje.