Escobar në Beograd, takohet me Vuçiqin - NACIONALE

Escobar në Beograd, takohet me Vuçiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është bërë e ditur se i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ndodhet në Beograd, ku është takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas një njoftimi nga Presidenca e Serbisë, Kossev,raporton se Escobar dhe Vuçiq kanë biseduar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, formimin e Asociacionit dhe mundësitë për compromise në dialogun që po zhvillohet mes dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së.

“Presidenti Vuçiq përsëriti qëndrimin e pandryshuar të Serbisë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani dhe ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare,”- raportohet se është thënë në deklaratën e Presidencës serbe, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje se çfarë ka thënë Escobar në takim.

Lajme të ngjashme