Escobar: Korrupsioni problem i madh për rajonin, korrozion për shoqërinë - NACIONALE

Escobar: Korrupsioni problem i madh për rajonin, korrozion për shoqërinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i ShBA-së Gabriel Escobar, ka thënë se korrupsioni është një problem i madh për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se anëtarësimi në BE, I vendeve do të thoshtë më shumë drejtësi e qënrueshmëri.

Korrupsioni është një problem i madh në të gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE”, tha Escobar në një intervistë për portalin e Maqedonisë së Veriut 360 Gradë .

Çdo vend që u bashkua me BE-në është më i qëndrueshëm, më i avancuar dhe më i drejtë për sa i përket drejtësisë për qytetarët e tij”. Kjo është një arsye tjetër pse duam t’ju shohim në rrugën e anëtarësimit në Union”, tha Escobar.

Tutje, emisari amerikan ka theksuar se Administrata Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, pasi sipas tij, ky problem përbën “korrozion” për shoqërinë.

Administrata e Presidentit Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, sepse ai përfaqëson korrozion për shoqërinë. Nuk mund të shpallim sanksione, por të jeni të sigurt se do të ketë”

Lajme të ngjashme