Escobar: Kemi marrë në konsideratë shqetësimet e kryetarit të Mitrovicës së Veriut
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, ka thënë se bashkë më të dërguarin special të BE-së kanë marrë në konsideratë shqetësimet e kryetarit të komunës së Veriut.
Pas takimit me Goran Rakiçin, diplomati amerikan ka thënë se misioni i tyre vazhdon në Beograd.
“Unë vetëm dua të them se i kemi marrë parasysh shqetësimet e kryetarit të Komunës. Misioni ynë vazhdon në Beograd. Shpresoj se nga atje do të jemi në gjendje të dalim me një njoftim”, ka thënë ai.