Escobar e Lajçak të hënën vizitojnë selinë e NATO-s
Të hënen e nëntë janarit Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojnë në sëlinë e NATO-s.
Sipas njoftmit Lajcak e Eskobar do të priten nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.
E qëllimi i kësaj vizite nuk është bërë i ditur ende.
“Të hënën më 9 janar 2023, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Mircea Geoană do të takohet me Z. Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së dhe Z. Miroslav Lajčák, Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Z. Escobar dhe z. Lajčák do të marrin pjesë gjithashtu në një takim jozyrtar të Këshillit të Atlantikut Verior”, thuhet në komunikatën e NATO-s.