Ermal Sadiku: Mrrrshh BE-së, ta dërgojmë Njësinë Speciale në veri - NACIONALE

Ermal Sadiku: Mrrrshh BE-së, ta dërgojmë Njësinë Speciale në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj kritikave për Kosovën nga kryediplomati evropian, Joseph Borrell, pasi që nga takimi i sotëm në Bruksel nuk pati marrëveshje.

Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka shprehur mbështetjen ndaj Qeverisë së Kosovës.

Turje, pasi që nuk ka një marrëveshje, ai ka kërkuar që të dërgohet Njësia Speciale e policisë në veri

Personalisht e perkrahi vendimin e qeverise (te udhehequ nga cilado parti) per vendosjen e shtetesise ne veri. Njesine speciale dhe policine e Kosoves ne veri sonte. Nje sllovak dhe nje spanjoll po na tregojne per shtetesine e Kosoves. Mrrrrsh bre”, ka shkruar Sadiku.

Sot, kryediplomati evropian, Joseph Borrell, në fund të konferencës së tij ku bëri të ditur se nuk ka marrëveshje për targat, ka pasur gjuhë të ashpër veçanërisht ndaj Republikës së Kosovës që sot u përfaqësuar nga kryeminsitri Albin Kurti.

Ai ka thënë se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.

“Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik (për Kosovën),” – u shpreh z. Borrell, transmeton Nacionale.

Në anën tjetër, Borrell deklaroi se propozimin që e dhanë BE-ja e pranoi presidenti serb, por jo edhe kryeministri i Kosovës. Ai tha se për çdo tension, palët do të mbahen përgjegjëse.

Lajme të ngjashme