Erion Veliaj shpallet qytetar nderi në Prizren - NACIONALE

Erion Veliaj shpallet qytetar nderi në Prizren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi komunal i Prizrenit sot ka mbajtur seancën solemne në shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në ketë seancë solemne ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj, i cili tha se pavarësia e Kosovës nuk ishte dhuratë.

‘’Kjo nuk është një rastësi. Kjo nuk është një dhuratë që dikush e vuri te dera e Kosovës, është diçka që është fituar me shumë mund, sakrificë dhe gjak. Më kujtohen ditët e para ku nga kampet në Peshkopi, fill pas luftës u transferuam në Kosovë. Prizreni mbante erë shkrumb dhe hi të shtëpive të djegura. Sot janë ditët më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës.’’- ka deklaruar Velijaj.

Gjatë kësaj seancë, Velijaj është shpallur qytetarë nderi i Prizrenit.

Lajme të ngjashme