Erërat e forta kanë dëmtuar disa largpërçues elektrik, rajoni më i prekur Peja - NACIONALE

Erërat e forta kanë dëmtuar disa largpërçues elektrik, rajoni më i prekur Peja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Erërat e forta që kanë përfshirë mbrëmë dhe sot territorin e Kosovës kanë sjell disa dëme në rrjetin elektrik.

Kompani KEDS ka njoftuar se si pasoja e këtyre erërave disa largpërçues kanë mbetur jashtë funksioni.

Përmes një njoftimi për medie, kjo kompani ka bërë me dije se rajoni më i prekur është Peja.

Për shkak të erërave të forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, disa largpërçues janë jashtë funksionit. Dëmet janë shkaktuar kryesisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, ndërkaq rajoni më i prekur është ai i Pejës. KEDS ka angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet të kësaj gjendjeje, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët tanë”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme