Erdoğan uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës - NACIONALE

Erdoğan uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e tij, Erdoğan ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për forcimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare. Ai ka theksuar gjithashtu angazhimin e Turqisë për paqe dhe stabilitet në rajon.

Presidentja Osmani ka falënderuar homologun e saj turk për urimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Lajme të ngjashme