Erdogan: Mbështesim përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në NATO e BE
Kryeministri Albin Kurti ndodhet në Stamboll, në një takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Në një konferencë të përbashkët, presidenti turk ka thënë se, Turqia është shteti i dytë që e njeh Kosovën pas Amerikës, duke shtuar se do të vazhdojë mbështetja për Kosovën.
“ Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen e nevojshme në pikën e shërimit të plagëve të fatkeqësisë nga përmbytjet,”-ka thënë fillimisht ai.
Më pas Erdogan ka shtuar se mbështet edhe përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Ne mbështesim përpjekjet për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ne diskutuam se çfarë mund të bënim së bashku,”- ka thënë ai.
Erdogan po ashtu ka njoftuar se ka kërkuar nga Kurti ndihmë për luftën kundër FETO-s.