Erdogan i flet Kurtit në gjuhën angleze, pamjet e para me zë nga takimi
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pritur sot në një takim në Stamboll, nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Anadaolu Agency ka publikuar edhe pamjet e para me zë në pritja e Kurtit, ku dëgjohet presidenti turk duke i folur Kurtit në gjuhën angleze.
Ndërsa e nis me një “merhaba”, më pas Erdogan i drejtohet Kurtit me “welcome” dhe e pyet “how are you”.'
Sipas mediave turke, Kurti është pritur në Pallatuin “Vahdettin” në Stamvoll, ndërsa të dy liderët kanë folur për marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës.
Pritet që të dy liderët të dalin me një konferencë për shtyp.