Epopeja e UÇK-së, ndizen zjarret në Prekazin e familjes Jashari
Nata e tretë e Epopesë së UÇK-së tashmë ka filluar. E në natën e tretë, kanë filluar zjarret, për çka njihet në fakt dita e 7 Marsit të Epopesë së UÇK-së.
Në këtë manifestim, që është qëndror për 7 marsin e familjes Jashari, pritet të marrin pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës.
Kujtojmë që ndërmjet datave 5, 6 dhe 7 mars përkujtohet qëndresa e familjes Jashari ndaj forcave serbe, ku mbetën të vrarë Adem Jashari, Hamëz Jashari dhe dhjetra familjarë të tjerë të familjes së gjerë Jashari.