“Entuziazëm gjithandej”, Hamza: Rahoveci po i bashkohet përpjekjeve tona për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë me dije se në të gjitha tubimet elektorale po shihen entuziazëm i qytetarëve për të iu bashkuar platformës së PDK-së.
Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë është parë edhe në takimin e djeshëm në Rahovec.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se Rahoveci po i bashkohet përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë.
“Entuziazëm gjithandej nëpër Kosovë. Besim kudo në mesin e qytetarëve. Këto i pashë edhe në Rahovec, në mesin e këtyre punëtorëve të mëdhenj e patriotëve të dëshmuar. Rahoveci po i bashkohet përpjekjeve tona për ta bërë Kosovën më të mirë. Vreshtarët, verëtarët dhe gjithë qytetarët e Rahovecit, e dinë kënd e kishin krah pune e kush iu ka ndihmuar sa herë që kanë pasur nevojë. Ata e dinë që ne jemi adresa e zgjidhjes së problemeve të tyre. Ne jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, ekonomisë dhe zhvillimit të Kosovës. #MaMirë për Rahovecin. #MaMirë për Kosovën”, ka shkruar Hamza.