I biri i Hysni Gucatit përlotet në studio: Gjyshërit po e përjetojnë rëndë - NACIONALE

I biri i Hysni Gucatit përlotet në studio: Gjyshërit po e përjetojnë rëndë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Musliu, i biri i Hysni Gucatit, ka dhënë një intervistë televizive, ku ka rrëfyer shumëçka lidhur me mbajtjen në Hagë të babait të tij.

Teksa ka treguar për gjendjen emocionale të anëtarëve të familjes, ai ka zbuluar se më së rëndi janë duke e përjetuar gjyshërit e tij, respektivisht prindërit e Hysni Gucatit. Ky i fundit nuk është takuar me nënën e tij prej dy vitesh, ka bërë të ditur Musliu. Por, edhe ai vet nuk mundi t'i mbajë emocionet, teksa u përlot gjatë intervistës.

Tutje, Musli Gucati ka lëshuar deklarata të forta kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, duke u shprehur se "Prokuroria është duke i montuar rastet kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe ka mbështetje nga Serbia e Rusia.".

Ai e ka lartësuar UÇK-në, duke thënë se nuk mund të gjendet organizim ushtarak më i mirë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Lajme të ngjashme