Emisari Sorensen: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të bëhet për hir të njerëzve në terren
I dërguari special i BE-së për dialogun midis Kososvës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka reaguar pas vizitës së tij në Beograd.
Sorensen ka shkruar në platformën X se kishte zhvilluar bisedime përgatitore në Beograd për takimet e ardhshme si pjesë e dialogut.
“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, isha në Beograd për bisedime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, ka theksuar Sorensen.