Emisari gjerman takohet vetëm me Osmanin, Kurtin dhe Abdixhikun - NACIONALE

Emisari gjerman takohet vetëm me Osmanin, Kurtin dhe Abdixhikun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka takuar të hënën Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Nga partitë opozitare, Sarrazin ka takuar vetëm kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun,

Për takimin me Abdixhikun dhe liderët shtetërorë, Sarrazin ka njoftuar në rrjetet sociale.

Në Kosovë sot për të shprehur solidaritet’’, është përshkrimi i fotografive nga takimet që emisari ka pasur në Kosovë.

Pas takimit me emisarin gjerman, kreu i LDK-së, Abdixhiku tha se e ka falënderuar Sarrazin për mbështetjen e Gjermanisë gjatë ditës së djeshme.

“Shpreha domosdoshmërinë e dënimit ndërkombëtar ndaj gjuhës urrejtëse e luftënxitëse të Vuçiq kundrejt institucioneve dhe popullit të Kosovës. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponzorizimin dhe strehimin e terroristëve”, ka shkruar Abdixhiku.

Vizita e emisarit gjerman vjen pas sulmit të djeshëm ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme