Emilja Rexhepi: Ta votojmë Haxhiun, përndryshe s’ka opsion tjetër veç zgjedhjeve
Ish-zëvendëskryeministrja, deputetja Emilja Rexhepi, ka kërkuar nga partitë ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
Ajo ka thënë se nuk ka opsion tjetër përveç zgjedhjeve më pas.
“VV-ja, si parti fituese në zgjedhje, ka të drejtë legjitime të propozojë kandidatin e saj për Kryetar të Kuvendit dhe mendoj se askush nga ne nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të një partie politike,” deklaroi Rexhepi për FrontOnline.
“Për mua personalisht Albulena është një kandidate e mirë dhe do ta votoj gjithmonë,” tha ajo.
Deputetja Rexhepi bëri thirrje për votimin e Haxhiut nga të gjithë deputetët në seancën e sotme.
“Mendoj se këtë duhet ta bëjmë të gjithë dhe t’i hapim rrugë formimit të institucioneve të tjera, dhe nga pikëpamja morale jemi përgjegjës ndaj qytetarëve që na kanë dhënë besimin e tyre,” u shpreh ajo
“Përndryshe nuk shoh zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve të reja,”