Emër tjetër i ‘djegur’ apo sot do të ketë kryetar Kuvendi?
Janë votuar disa emra. Por, asnjëri prej tyre nuk ka kaluar.
Duke nisur nga Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Hekuran Murati e Arbërie Nagavci. Asnjëri prej tyre nuk arriti të marrë më shumë se 57 vota për kryetar të Kuvendit.
U provua edhe Dimal Basha, por as ky nuk e mori shumicën e nevojshme, pavarësisht se votuan Bekë Berisha e Arben Gashi.
E tentativa e radhës do të mbahet sot nga ora 11:00.
Mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë emër të ri të ‘djegur’ apo më në fund to të votohet për kryetar të Kuvendit.
Qëndrimi më i rëndësishëm pritet të jetë i PDK-së, në rast se VV-ja edhe një herë propozon ndonjë kandidat që nuk ka qenë ministër i qeverisë Kurti.
Për pozitën e dytë më të lartë në hierarkinë institucionale të shtetit, sipas protokollit, u propozua askush më pak se Dimal Basha. Një deputet arketip i Vetëvendosjes, partizan i paepur e skajshmërisht polarizues, i njohur për shpërthime të ashpra irracionale ndaj relativisht-të-gjithëve. Por, krejt kjo me një deliberim nga Vetëvendosje: ‘demantimin’ e Partisë Demokratike të Kosovës se kanë votë për tridhejtë-e-kusur emra nga Vetëvendosje për kryetar kuvendi, në përjashtim të atyre që kanë qenë pjesë e kabinetit qeveritar në mandatin e kaluar,
Pa e ditur askush, pa u dhënë as një ‘gjurmë’ se një emër i tillë mund të shqiptohet në nomimin: Vetëvendosja e propozoi Dimal Bashën dhe e hapi e mbylli votimin me nguti.
PDK abstenoi duke treguar ndërrimin e parë karshi kandidaturave të pafundme të Albulena Haxhiut dhe të tjerëve ish-ministra. Abstenimi, megjithatë, ndonëse praktikisht sinjalizon thirrje për negociata dhe lakueshmëri qëndrimi, ngutazi u hesht nga Vetëvendosje. Thirrjet për konsullte 10 minutëshe nuk i dëgjoi Avni Dehari: i dëgjoi me veshë, por jo edhe me miratim. E mbylli seancën: poenta u dëshmua: “PDK gënjeu”.
PDK e gjeti veten të 'gozhduar' për prerje fjalesh te publiku: votimi i Dimal Bashës për Kryetar Kuvendi edhe nga pjesëtarë të shoqërisë civile u konsiderua se ka qenë dashur të blhet me automatizëm, aty-për-aty, në sekond, në dallgën e çastin të lëshuar nga Vetëvendosje.
“Edhe Dimalin, tek e fundit...”, tha Memli Krasniqi në adresim menjëherë pas seancës për gazetarë: por, se krejt kjo ishte lojë e Vetëvendosjes “për ta testuar” qëndrimin e PDK-së.
“Sot kishim mujt me e kalu. Ma merr mendja që me qef as Dimal Bashën nuk e kish votu kurrëkush. Por, më i rëndësishëm se individi është procesi dhe rrruga që duhet me ec ne si vend dhe shtet. Dhe kanjëherë sakrificën duhet me ba për këto arsye”, tha Krasniqi.
Juristi Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi, s’e kurseu konstatimin: “Qendrim jo parimor dhe mashtrim publik” dhe se përfundoi se “PDK, provoi, mashtroi”.
“Arsyetimet koti pas seances jane pa ndonje vlere. Kosova ka nevoje per Kuvend te konstituar per ti hap rruge formimit te qeverise. Kosova ka nevoje per institucione legjitime per ti dhene fund kolapsit institucional”, tha ai.
Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci, po ashtu goditi PDK-në për mosmbajtje të qëndrimeve të dhëna publikisht.
“PDK-ja dhe disa deputetë të tjerë nuk iu qëndruan pas deklarimeve të tyre. Edhe pse vetë kishin vendosur si kriter mbështetjen vetëm për kandidatë që nuk kanë qenë ministra, sot nuk votuan për një të tillë. Nuk ka rëndësi se si e arsyetojnë – mospërputhja me qëndrimet e mëhershme është fakt”, tha ai.
Gazetari Astrit Gashi, megjithatë, i dha një suplement tjetër krejt kësaj kritike singullarisht dhe eksluzivisht ndaj PDK-së: atë që të shtrihet çështja në atë edhe sa e përshtatshme është që të jetë kryetar kuvendi, Dimal Basha.
“Krejt po e kritikojme me te drejte PDK qe nuk e ka mbajte premtimin, ama nuk po deklarohemi a duhet me qene apo jo Dimal Basha, Kryetar i Kuvendit. Ma e sikletshme me u deklaru per te dyten😊 Ma lehte me i ra, me te drejte, PDK’se”, tha Astrit Gashi