Elvis Hoxha: Sipas Dardan Molliqajt, Reçaku ka ndodhur për njësimin e targave - NACIONALE

Elvis Hoxha: Sipas Dardan Molliqajt, Reçaku ka ndodhur për njësimin e targave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status si reagim nda Dardan Molliqajt, kryetar i Partisë Socialdemokrate.

Hoxha komentoi deklaratën e Molliqajt se mënyra se si po trajtohet serbët e veriut kohëve të fundit, ka ngjashmëri me mënyrën se si ish-diktatori Millosheviq trajtonte shqiptarët.

“Sipas Dardanit të Psd-së, Reçaku ka ndodh për njësimin e targave.”, shkroi z.Hoxha në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe Molliqaj dje në Pressing bëri një koment të çuditshëm, teksa kritikonte Qeverinë Kurti rreth planit të saj për veriun.

“Problemi në veri nuk mund të trajtohet me përdorimin e forcës dhe fuqisë. Mënyra si e kemi trajtuar problemin e veriut kohëve të fundit dhe serbëve në veri, unë mendoj se ka rrezik dhe ka ngapak ngjashmëri me qysh na ka trajtu neve Millosheviqi. Duhet të kemi kujdes, sepse ka pak ngjashmëri”, ka thënë kreu i PSD-së.

Lajme të ngjashme