Elvis Hoxha: Pse ka ndryshuar Kurti? Sepse bota po ndryshon
Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së LVV-së, ka treguar pikëpamjet e tij në lidhje me ndryshimet e qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti.
I ftuar në emisionin "Now" me Erla Mëhillin, Hoxha ka arsyetuar ndryshimet e qëndrimeve dhe sjelljeve politike të Kurtit.
“Pse ka ndryshuar Albin Kurti, sepse askush nuk e dinte që tani do ishim në luftën e Rusisë me Ukrainën. Dmth agresionin e Rusisë në Ukrianë. Kush e dinte kur po bënte fushatë elektroale? Dintë njëri që do ndryshonte krejt spektri politik i botës, që do organizohej NATO më së miri, më në fund, që BE-ja do të ishte forcë shumë herë më e organizuar, që do të mblidheshin 143 vende e t’i thoshin jo agresionit rus në OKB.” – theksoi z. Hoxha.
Madje, ai ka thënë se ka ndryshuar bota, andaj edhe Kurti.
“Po ndryshon bota, tani më thuani mua Albin Kurti nuk do të ndryshoj sjelljen. Po kalon dialogu në një përparësi urgjente. Dhe në këtë hapësirë përparësish urgjente, të më thuash që “nuk ka kapur njohje”, ku do ishin njohjet, në vendet të dorës së tretë?” – theksoi ai në emision.