Eliza Hoxha: Ndalja e pagave për mësimdhënës, është diskriminuese dhe e paligjshme - NACIONALE

Eliza Hoxha: Ndalja e pagave për mësimdhënës, është diskriminuese dhe e paligjshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka dhënë qëndrimin e partisë së saj në Kuvendin e Kosovës, rreth pagave të mësimdhënësve.

Hoxha ka thënë se vendimi që t’u ndalen pagat mësuesve, është diskriminues dhe i paligjshëm.

“30 mijë familje po e bartin pasojën e dënimit nga Kurti. Prindërit e tyre e shfrytëzuan të drejtën e garantuar me Kushtetutë, të drejtën për grevë. Edhe pse në grevë ishin mijëra nënpunës, ministri me urdhër të tij ka vendosur të dënojë vetëm një pjesë të pjesëmarrësve në grevë. Përderisa ministrat kanë arsyetuar ndalimin e pagës. Jo vetëm që është diskriminues por edhe i paligjshëm. As ministri e as qeveria nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë. Vetëm komunat si punëdhënësve mund të veprojnë në ligjin 18 ku ju po thirrni”, ka thënë Hoxha në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka kriitikuar qeverinë që nuk po e zbaton vendimin e Këshillit Civil, rreth Kryeinspektorit të Punës, Hekuran Nikqi. Kjo pasi Këshilli kishte gjetur se ky vendim, ka qenë i paligjshëm.

“Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratë është bërë përditshmëri. Ka rekord të shkeljeve. Një rast i tillë është edhe emërimi i Kryeisnpektorit Nikqi. Edhe pse ky institucion ka përgjegjësi të madhe, kjo nuk e ndaloi që të emërojë një militant në kundërshtim me ligjet në fuqi. Ky institucion e ka shpallur të kundërligjshëm vendimin për Kryeinspektorin, si dhe konkursin për drejtorin e ATK-së. Qeveria nuk e zbaton as vendimin e gjykatës”, theksoi Eliza Hoxha.

Lajme të ngjashme